Rama në Vilnius: NATO qëndrim më të fortë përmes KFOR-it në veri të Kosovës

1 year ago 31
Reklamë

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, ndërsa po merr pjesë në samitin e NATO-s i cili po zhvillohet në Vilnius të Lituanisë theksoi se duhet të ketë qëndrim më të fortë përmes KFOR-it në veri të Kosovës.

Ai e konsideron të rrezikshme dhe një vatër zjarri situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ndërsa përmendi një grup ekstremistësh të lidhur me politikën.

Rizzo: Çfarë hapash duhet të marrë NATO për të forcuar mbrojtjen?

Rama: Unë jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden në këshill që sot foli për këto tema, sepse problemi i Ballkanit Perëndimor sot në lidhje me sigurinë ndoshta mund mos të jetë në të njëjtën madhësi sa problemi i madh Ukrainas, por nuk është aq i vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme. Diçka që po ndodh që është vërtetë shumë e rrezikshme me pjesën e Kosovës së Veriut që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit. Ndërsa lehtësimi i dialogut të BE punon me të dyja palët, Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, që janë grupet ekstreme në veri, ku është krijuar ndër vite si vend parajsë për aktivitetet kriminale, trafikimit të drogës, armëve, prodhimit të kriptomonedhave. Aty kjo përzierje e politikaneve lokalë dhe interesave të mafias përballë shqetësimeve kombëtare të të drejtave të njeriut, mund të jetë një situatë shpërthyese, prandaj është koha të kombinojmë këtë dialog të lehtësuar nga BE -ja me një qëndrim më të fortë të NATO-s nëpërmjet KFOR-it.

Top Channel

Read Entire Article