Rama nga Madridi: Të nxisim më shumë turizëm luksoz, për të mos rënë viktimë e atij masiv

8 months ago 26
18:07 24/01/2024

Një një bashkëbisedim me gazetarët në Madrid, kryeministri Rama ka treguar objektivat e qeverisë për “Shqipërinë, si një destinacion i turizëm të qëndrueshëm”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka deklaruar se qëndrueshmëria në këtë sektor është sfidë, teksa ka shtuar se duhet bërë kujdes që të vendoset një ekuilibër mes të ardhmes dhe të tashmes.

Kryeministri Rama, ka shtuar në fjalën e tij, se qeveria synon të nxisë edhe një turizëm luksoz për të mos rënë viktimë e atij masiv.

Edi Rama: Sot na u ofruan grupe të tjera spanjolle dhe tanimë nuk e kanë më problem të investojnë në Shqipëri dhe vende si të tonat që gjenden midis të qenurit të fshehur dhe ambicies për të dalë në pah, ata që shkrijnë akullin janë të rëndësishëm, dhe një gjë të tillë ka bërë edhe Melia. Qëndrueshmëria, sfidë e madhe sepse duhet të tregojmë kujdes për zhvillimin dhe të vendosim ekuilibër mes të ardhmes dhe të tashmes. Jemi të bekuar me një vend që me një sipërfaqe shumë të vogël, është besoj një vend shumë i larmishëm, një prej vendeve me larminë më të madhe.

Në një distancë të shkurtër, mund të jesh në Spanjë dhe në Zvicër në të njëjtën kohë, të jesh në Amerikën e Veriut dhe në atë të Jugut përsa i përket klimës, duhet të gjejmë një ekuilibër. Jemi shumë të lumtur me atë që po bën Melia sepse duam të nxisim për më shumë turizëm luksoz, për të mos rënë viktimë e turizmit masiv që në fund të fundit nuk i jep vendit aq përfitim, sa ç’mund t’i sjellë dëme. Dua të ju them kujtdo që të vijnë të kalojnë përvojën me Melian në plazh sepse këtë nuk e them vetëm unë, por edhe shumë vizitorë që janë njerëz që kërkojnë të gjejnë gjëra të tjera. 

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article