Rama: Nuk është e gëzueshme të shohësh njerëz me të cilët ke bashkëpunuar para drejtësisë, por kjo është…

10 months ago 6
17:23 04/12/2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama shprehet se për shqiptarët duhet të ketë një drejtësi që nuk të pyet kush je dhe nëse je me pushtet apo jo. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Shkodër, kryeministri Rama shprehet se nuk është mirë të shohësh persona me të cilët ka bashkëpunuar të përgjigjen para drejtësisë, teksa shton se kjo është ajo që sjell heqja e duarve nga kontrolli i drejtësisë.

Edi Rama: Për shqiptarët të ketë një drejtësi që nuk të pyet si quhesh, a je apo jo me pushtet, por ka kapacitet të prekë çdokënd nëse duhet të japë llogari para drejtësisë. Kjo është diçka themelore për historinë e këtij vendi. Këtë mund ta bëjmë vetëm ne sepse kjo është një ndër ato gjërat që përveç PS, askush nuk i imagjinon dot. Kushdo që është pjesë e kësaj partie ose e voton këtë parti, duhet të jetë krenar sepse nuk ka ndodhur kurrë që njerëz të veshur me pushtet, të shkojnë para drejtësisë. Asnjëherë pushteti nuk ka pasur vullnetin që t’i heqë duart nga kontrolli i drejtësisë dhe këtë nuk e bën asnjë forcë e jashtme. Amerika ishte këtu që në vitin 1991. Ky është një ndryshim që ndodh vetëm nëse një forcë brenda vendit ka fuqinë dhe vullnetin që ta bëjë të ndodhë. E votuan reformën në drejtësi duke kërcyer si prifti dhe hoxha nga belaja. Ky është rezultat i angazhimit që kemi marrë ne para njerëzve. Është rezultat i ekzistencës së PS-së në krye të punëve të këtij vendi. Nuk është e gëzueshme fare kur ti je i detyruar të shohësh gjëra që nuk do të doje t’i shikoje, njerëz me të cilët ke bashkëpunuar që duhet të përgjigjen para drejtësisë, por kjo është ajo që sjell tërheqja e duarve nga kontrolli i drejtësisë. Kjo është themelore për fëmijët tanë. Një Shqipëri pa këtë nuk është një Shqipëri për fëmijët tanë. Ne do të bëjmë të gjitha gjërat që duhet të bëjmë sepse kemi eksperiencën dhe vullnetin dhe mbi të gjitha sepse ne kemi një emër shumë të madh për të lartësuar që është emri i PS-së./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article