Rama-opozitës: Ose do votoni rezolutën tonë ku linjëzohemi 100% në shenjë solidariteti me Kuvendin e Kosovës, ose atë tuajën votojeni në Asambletë e 7 partive

1 year ago 31
12:47 12/10/2023

Teksa pritet votimi i Rezolutës  së unifikuar për Kosovën, kryeministri Edi Rama iu drejtua opozitës duke iu thënë se këtë të Enjte do të miratohet rezoluta fillestare e mazhorancës.


Sipas Ramës, “qeveria e Shqipërisë do linjëzohet 100% në shenjë solidariteti me Kuvendin e Kosovës për të arritur paqen dhe sigurinë e padiskutueshmne të shqiptarëve”.

“Si përfundim që ta mbyll, sepse më keni kërkuar gjatë, shumë gjatë dhe i keni rënë shumë gjatë këtyre daulleve sepse edhe këtë nuk e mësuat: të paktën mos më kërkoni se e dini sa herë më kërkoni gaboni! Mos më kërkoni se po më mori malli, vij vetë. Po s’më mori malli rrini të qetë dhe shkoni kapni qeverinë me karrige atje dhe mos lini të bëjnë seancat. Se e vetmja mënyrë për të hipur në qeveri është të kapni karriget kur PS është në pushtet.

Si përfundim, ne që jemi këtej, shumica e zgjedhur 3 herë e dimë shumë mirë çfarë themi, çfarë duam se jemi ne shumica, se ju se keni marrë vesh akoma se jeni pakica. Jemi në rregull, ju fitoni ne qeverisim. Dhe kështu që ju o do votoni rezolutën tonë, atë të thjeshtën fare e cila nuk i drejtohet planetit, e cila nuk niset nga prezumimi që ne jemi kërthiza e botës dhe gjithë bota duhet të lexojë rezolutën e Kuvendit tonë, por i drejtohet njerëzve, institucioneve tona këtej dhe andej kufirit, ose pastaj ato rezolutat tuaja mund t’i votoni në Asambletë e 7 partive tuaja, dhe pastaj kur ta gjeni vulën mund të vulosni atë që do bini dakord dhe duke bërtitur nga 7 penxheret “Poshtë tradhtarët e kombit, vdekje vëllait të Vuçiçit”. Ne do miratojmë këtë, të thjeshtë fare, do linjëzohemi 100% në shenjë solidariteti me Kuvendin e Kosovës dhe do votojmë se si do vazhdojë qeveria jonë përpjekjet dhe për çfarë e nxisim qeverinë e Kosovës miqësisht në përpjekjet e panegociueshme për paqen përfundimtare, për sigurinë e padiskutueshme dhe të ardhmen përfundimtare për 100 vjet të tjera për shqiptarët këtej dhe andej bjeshkëve. Gëzuar!”-tha kreu i qeverisë në mbyllje të fjalës së tij nga foltorja./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article