“Rama po konfirmon me veprimet e tij që ka një regjim”, ish-deputeti i PD: Ka mënyra për dialog me opozitën, jo të miratohet buxheti për 7 minuta

10 months ago 8

Balkanweb app Get it on Google Play

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka folur lidhur me aksionin e opozitës dhe reagimin e mazhorancës ndaj saj.

Boçi u shpreh se kryeministri Rama kërkon që me veprimet e tij të konfirmojë sundimin dhe atë që sipas tij ekziston “de facto” në Shqipëri, sundimi i një regjimi.

Sipas tij ka mënyrë për mazhorancën që të hyjë në negociata me opozitën dhe jo të miratojë buxhetin për vitin tjetër brenda disa minutash pa pasur diskutim dhe përballje me opozitën.

“Opozita nuk është në gabim, është në aksionin e saj. Unë do të thoja që ka diçka të re në aksionin opozitar. Rama me veprimet e tij kërkon të konfirmojë sundimin e tij dhe atë që ekziston de facto në Shqipëri, që jemi në sundimin e një regjimi. Kur një ligj nuk i rri mirë në kostumin e tij e ndërron, e bën sipas dëshirës së tij. Kur i duhet një interes nxjerr një ligj apo VKM, kur i duhet të godasë opozitën ndryshon rregulloren, etj.

Se si mund të jetë më shumë se kaq një regjim, nuk e di. Ka mënyra për të hyrë në negociata me opozitën dhe jo të miratohet një buxhet për 7 minuta. Ky buxhet duhet të jetë një diskutim me publikun dhe me përballjen nga opozita.

Përsëritja e skenave bën që ato të bëhen të zakonshme. Nuk do të thotë që të lëmë pas atë që po bëjmë dhe të dalim nga salla, por që në Parlament të sundojë debati. Debati nuk mund të ekzistojë kur mazhoranca nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore.

Protesta ka rezultat sepse rrit ndërgjegjësimin qytetar. Ato krijojnë frymë dhe besim te qytetarët, por edhe vendosin në komunikim politik strukturën politike me qytetarët. Fushatat janë format më të larta, pas tyre vijnë protestat. Nuk mund të themi që protestat nuk kanë rezultate.

Protestat ngjallin besim, kur ka pasur protesta të mëdha ka pasur ndjeshmëri dhe bazë të vërtetë. Sot në një situatë represive në raport me qeverinë të gjithë jemi nën trysni. Janë simptomat e një regjimi, siç e përmenda. Protestat nuk maten nga numri, por nga shpirti dhe qëndrueshmëria”, u shpreh ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article