Rama: Portalet online mbeten xhungël ndryshe nga TV

11 months ago 57
23:54 14/11/2023

“U tërhoqëm nga ligji, por nuk besoj tek vetërregullimi”

Edi Rama, politikani që marrëdhëniet me mediat i ka në 25 vite karrierë dashuri-urrejte, më shumë se për rrezikun e mbijetesës së gazetarisë është i shqetësuar për fatin e të vërtetës.

“Mendimet janë të lira, por faktet të shtrenjta” Sigurisht, çdo sulm, çdo kërcënim kundër gazetarëve nuk ka asnjë diskutim që është diçka e neveritshme, por sa sulme bëjnë gazetarët çdo ditë ndaj njerëzve? E di që “politikanët nuk janë njerëz”, por megjithatë ka edhe disa pjesë njeriu në çdo politikan. Pyes veten çdo here, sa shpesh qëllon që organizatat e gazetarëve të çohen kundër individëve në grupin e tyre, të cilët në emër të të qenit gazetar, i lejojnë vetes të bëjnë atë që kohë më parë ishte absolutisht jashtë çdo përfytyrimi”.

Mes dhjetëra gazetarëve që u mblodhën në Tiranë në Forumin e Medias për Europen Juglindore debatoi për atë që e quan të vërtetën e tij të ligjit aq shumë të kontestuar brenda dhe jashtë vendit, për mediat online. Rama edhe pse hoqi dorë nga amendimi i ligjit për shkak të presionit të BE-së, vijon të mendojë se vetërregullimi nuk mjafton në një botë virtuale ku gjobiten, kërcënohen dhe denigrohen njerëz në emër të gazetarisë së lirë.

“Kur tentuam për këtë ndryshim shumë të butë, pala më e interesuar për të ishte komuniteti i biznesit dhe e dini pse sepse gjenden në një situatë të përditshme zhvatje. Kjo nuk ndodh me televizionet, televizionet janë shumë të fuqishme, janë të regjistruara, kanë një fytyrë, kanë një emër dhe nëse do t’i padisësh, mekanizmat janë aty. Pse duhet të jetë një xhungël kjo bota online? Po pse të presim që kjo xhungël të vetërregullohet? Bazuar në ç’vlerë? Ç’parim? Pse duhet të jetë kjo një botë paralele e një lloji të ndryshëm gazetarie, hidh aty ç’të duash dhe pastaj rregullohu dalëngadalë. Po njerëzit që dëmtohen nga kjo? Jo unë, se mua më është bërë faqja si betoni i një bunkeri bërthamor. Pedofil, homoseksual, kriminel, vrasës, abuzues seksual, përdhunues i grave, të gjitha këto më janë thënë, ja po pres vetërregullimin”. 

Si shembullin më të freskët të deformimit mediatik sjell marrëveshjen me Italinë, dhe jehona që pati keqinterpretimi i fjalës së Melonit se në qendrën e pritjes në Gjadër nuk do të vijnë fëmijë dhe gra shtatzëna.

“Lajmi që doli prej kësaj ishte: asnjë grua, vetëm 3000 burra afrikanë. Dhe kështu u përhap dhe nuk e di sa e sa herë gjatë këtyre ditëve më është dashur ta sqaroj dhe vazhdon të mbetet e ngulitur”.

Rama debatoi dhe me një përfaqësues të medias nga Mali i Zi mbi lirinë e medias dhe pushtetet autokratike.

Tv Klan


Read Entire Article