Rama poston fotot nga qendra e Derviçanit: Do mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis

1 year ago 31
Reklamë
19:46 17/09/2023

Këto pamje i përkasin sheshit në Derviçan të Dropullit. Është kryeministri Edi Rama i cili postoi fotot, ndërsa risjell në vëmendje se në përfundim të punimeve, kjo qendër do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit.

“Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit”, shkruan Rama.

Konstandinos Mitsotakis është babai i kryeministrit aktual grek, Kyriakos Mitsotakis.

Emërtimin e këtij sheshi “Konstandinos Mitsotakis” dhe vendosjen e bustit të këtij të fundit, Kryeministri Edi Rama e bëri të ditur në Dhjetor të 2022-t gjatë vizitës në Derviçan së bashku me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Në atë kohë, Rama i kërkoi homologut të tij grek që të premtonte se në ditën e inaugurimit të sheshit në Derviçan do të ishte sërish i pranishëm (Lexo më shumë)./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article