Rama pret në Kryeministri homologun e tij portugez

10 months ago 22
16:01 03/12/2023

Kryeministri i Portugalisë Antonio Costa ka vizituar sot Shqipërinë. Përmes disa fotove në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka bërë me dije se vizita e homologut të tij ishte mjaft e rëndësishme.

Rama shprehet se kanë diskutuar për projektet digjitale dhe për programin transformues të banesave sociale. Për këtë të fundit, thekson kryeministri, do të dërgohet një ekip ekspertësh në Portugali.

Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali”, shkruan Rama krahas fotove./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article