Rama pret në Kryeministri Osmanin/ Presidentja e Kosovës: Bisedë rreth aspiratës së përbashkët evropiane

1 year ago 13
Reklamë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me homologun Bajram Begaj, është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Osmani tha se në fokus në bisedës ishte aspirata për integrimin në Bashkimin Europian të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, shkruan presidentja e Kosovës.

Top Channel

Read Entire Article