Rama: Prioritet, lëvizja sportive në shkolla

11 months ago 22
18:41 28/10/2023

“Thumana nga epiqendër e tërmetit, sot me infrastrukturë sportive nga më të mirat”

Kryeministri Edi Rama deklaron se sporti do të jetë një nga prioritetet e qeverisë.

Në konferencën “Sporti si motor zhvillimi” në Thumanë, kreu i qeverisë tha se lëvizja sportive synon evidentimin e talenteve të reja dhe se do të bëhen investime për të mbështetur sportin.

“Ne e dimë shumë mirë të gjithë që lëvizja sportive në shkolla nuk është një lëvizje për ata të cilët do bëhen sportistë, është për shumë më tepër arsye se sa kaq, por është edhe baza për të nxjerrë pastaj talentet nga vende ku nëse nuk e kanë mundësinë të stërviten, nuk mund të evidentohen. Ne i kemi dhënë Komitetit Olimpik një tjetër mbështetje financiare për lëvizjen sportive në shkolla, do ta vazhdojmë dhe do vazhdojmë me zgjerimin e infrastrukturës”.

Rama propozoi krijimin e klasave sportive për më të talentuarit.

“Fillojmë të krijojmë një kategori tjetër të atyre që janë më të talentuarit dhe më të dëshiruarit për të bërë pak më shumë stërvitje dhe për t’u angazhuar pak më shumë siç kanë qenë dikur klasat sportive”.

Kujtoi situatën e krijuar në Thumanë nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019, teksa vlerësoi procesin e rindërtimit.

“Do ta imagjinonte dot njeri në ato ditët e tmerrshme kur Thumana ishte epiqendra e goditjes së tërmetit që në jo shumë vite më pas ne do mblidheshim këtu. U bënë gjërat, por u bënë për hir të vërtetës sepse u bashkuan shumë forca. Rezultati ishte vërtetë i kënaqshëm për njerëzit”.

Rama tha se tashmë që janë hedhur themelet për zhvillimin e sportit, e rëndësishme është që të gjithë institucionet të punojnë për zgjeruar infastrukturën që e zhvillon më tej këtë sektor.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article