Rama publikon momentet e punës në kantierin pranë Urës së Bunës: Projekt për transformimin e hyrjes së Shkodrës

11 months ago 20
08:48 02/11/2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar disa momente pune në kantierin pranë Urës së Bunës ku po ndërtohet moli i tretë.

Krahas pamjeve, Rama shkruan se këto punime janë në kuadër të projektit të madh për transformimin e hyrjes së Shkodrës, për të cilën thotë se do e kthejë këtë pjesë të qytetit në një nga zonat urbane më të bukura në vend.

“Mirëmëngjes dhe me këto momente pune në kantierin pranë Urës së Bunës ku po ndërtohet moli i tretë, pas atij në Zogaj dhe Shirokë, si pjesë e projektit të madh për transformimin e hyrjes së Shkodrës, që do ta kthejë këtë pjesë të qytetit në një nga zonat urbane më të bukura në vend, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama në Facebook./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article