Rama publikon pamjet e urës së re në Përmet: Lidh fshatrat që deri dje kanë qenë pothuajse të izoluar

10 months ago 7
08:22 30/11/2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një ditë të bukur me pamjet e urës së re në Bashkinë Përmet.

Kryeministri shkruan se kjo urë që kalon mbi lumin Vjosë, lidh disa fshatra të bukura me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuajse të izoluar për shkak të mungesës së këtij investimi si dhe ju lehtëson jetën banorëve të zonës.

“Mirëmëngjes! Dhe me urën e re në bashkinë Përmet, e cila kalon mbi lumin Vjosë, dhe lidh disa fshatra të bukur me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuaj të izoluar prej mungesës së këtij investimi, duke i futur edhe në hartën e Përmetit turistik përveçse lehtësuar jetën e vetë banorëve, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri Rama në Facebook./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article