Rama publikon pamjet: Këta janë dronët Bayraktar që do të marrë Shqipëria

10 months ago 7
15:46 12/12/2023

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregohen dronët turq Bayraktar që do të marrë Shqipërisë për Forcat e Armatosura.

“Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile. Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s. Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article