Rama: Qëndrimet e mia për Kosovën janë strategjike, jo emocionale

11 months ago 57
Reklamë
12:55 28/09/2023

Kur pyetet nëse ka klimë të re mes tij dhe politikës në Kosovës, kryeministri Edi Rama thekson se qëndrimet e tij sa i takon Kosovës nuk janë emocionale, por strategjike. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se për të ka dy forca që e udhëheqin qëkur ka marrë detyrën e kryeministrit, “shqiponja dy krenare e flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit dhe tjetra BE”.


-Nga deklarimet tuaja të fundit, duket sikur ka një klimë të re të marrëdhënies tuaj me Kosovës. Është kjo rezultat i drejtësisë së munguar në diplomacinë e BE? Po e shikoni ju konfliktin në veri me sytë e Kosovës? Apo Albin Kurti së fundmi në raport me ndërkombëtarët ka ndryshuar dhe është përmirësuar siç ju prisni?

“Aftësia juaj për t’i kthyer në krisje dashuri dhe klithma urrejtjeje mes personash gjërat kaq serioze, është mbresëlënëse. Unë nuk kam ndryshuar në asgjë. Një mijë herë të kthehem pas do bëja e do thoja të njëjtat gjëra. Dhe sot nuk po bëj asgjë tjetër, veçse një bilanc të gjërave që kam thënë më parë dhe njëkohësisht po bëj ata që bëj gjithmonë. Unë them atë që mendoj, dhe unë mendoj atë që më fryjnë në vesh dy forca, që më kanë kapur mua që kur kam marrë këtë detyrë, njëra është kjo këtu, shqiponja dy krenare e flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, tjetra BE. Ëndrra dhe përpjekja ime është që kjo (flamuri i Shqipërisë) të fluturojë sa më lart dhe të futet këtu (në BE). Mund të kem të drejtë, mund të kem dhe gabim, por këto janë forcat që më kanë kapur mua dhe unë me këto forca punoj në mendimet e mia dhe në emër të këtyre dy forcave formuloj dhe mendimet e mia. Tjerat janë histori telenovelash që nuk kanë lidhje me mua. Këtu s’ka as klimë të re, as të vjetër, nuk ka lidhje as me emocione, as me persona. Ka lidhje me qëndrimet strategjike dhe veprimet për të çuar përpara një strategji të caktuar. Nuk është qëndrim strategjik të më thuash mua ‘vllau i Vuçiqit’ është emocional. Është tërësisht i mirëkuptueshëm. Pse? Sepse ata që ma thonë e kanë të freskëta akoma kujtimet e tmerrshme nga barbaria e regjimit në Beograd. Por unë jam këtu për qëndrime strategjike jo ballafaqime emocionale”, tha Rama mes të tjerash./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article