Rama: Reformë në Drejtësi pa PS dhe fitoren e 2013 nuk ka anglo-amerikan apo euro-perëndimor që bënte në Shqipëri

10 months ago 9
17:30 08/12/2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se Reformën në Drejtësi nuk e solli në Shqipëri as SHBA-ja dhe as BE-ja, por atë e bëri vetëm Partia Socialiste.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së, kryesocialisti Rama thotë se Reforma në Drejtësi që ata ndërmorrën është më e thella, më e vështira dhe më e ngatërruara për ndërtimin e shtetit modern të shqiptarëve.

“Reformë në Drejtësi pa PS dhe fitoren tonë të 2013 nuk ka anglo-amerikan apo euro-perëndimor që bënte në Shqipëri”, shprehet Rama.

Fjala e kryeministrit, Edi Rama:

Duhet të bëjmë detyrat tona me përkushtim sepse Shqipëria e gatshme si shtet anëtar i BE-së, pavarësisht a i hapet rruga sot a nesër. Ne duhet të sigurojmë për njerëzit e këtij vendi, progresin pa kthim për një shtëpi me drejtësi evropiane. Dhe këtu vijmë tek garancia e dytë, për pakthyeshmërinë e progresit të madh që kemi nisur, i cili kërkon medeomos që idetë, planet dhe punët në çdo sektor të mbështeten në mënyrë të pashqitshme mbi themelet e një drejtësie të drejtë, funksionale dhe të barabartë për të gjithë dhe tek një korpus i institucioneve demokratike me vendimmarrrje cilësore duke garantuar lirinë dhe barazinë e konkurrencës si dhe meritokracinë. Reforma që ne, askush tjetër, ndërmorrëm në drejtësi është më e thella, më e vështira dhe më e ngatërruara për ndërtimin e shtetit modern evropian të shqiptarëve.

Asnjëherë, askush që nga shpallja e Shqipërisë shtet nuk e ndërmorri një reformë të tillë. Sot, ka shumë përpjekje për t’i treguar frutet e para të kësaj reforme si një produkt importi nga SHBA dhe BE si dhe për të treguar si provë të të gjithë forcave politike të këtij vendi nga aleatët tanë strategjikë. Nuk ka asnjë më të pavërtetë se kjo. Reformë në Drejtësi pa PS dhe fitoren tonë të 2013 nuk ka anglo-amerikan apo euro-perëndimor që bënte në Shqipëri. Ambasada amerikane nuk erdhi në Shqipëri në vitin 2013. Nëse Reforma në Drejtësi do të ishte produkt eksporti i detyrueshëm për vende që duan të anëtarësohen në BE, atëherë, BE dhe SHBA do ta kishin eksportuar në vende të tjera të rajonit. Pse nuk e kanë importuar meqë e kanë kaq të lehtë? Ndërkohë që atyre vendeve, përfshirë Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës i tregojnë Shqipërinë dhe ju thonë merrni shembull se si bëhet pastrimi i drejtësisë nga gjyqtarët e korruptuar.

Prandaj, ata që thonë të kundërtën, e bëjnë nga pozitat e kundërshtarit të PS-së. Nuk e solli koha këtë transformim, por e solli PS dhe PS-në nuk e solli Amerika dhe as Evropa, por e solli populli shqiptar në vitin 2013 dhe duke qenë se populli shqiptar është populli që nëse do të kishte një kampionat për politikë, do të fitonte Kupën e Botës dhe ka një instikt të jashtëzakonshëm. Ky aspekt i autorësisë së Reformës në Drejtësi ka pak rëndësi për shtetin demokratik. Ne jemi në gjendje t’i bëjmë të gjithë gjërat që ëndërrojmë me sy hapur dhe nuk kemi pse presim që të na i bëjnë të tjerët. Ne jemi në gjendje që t’i bëjmë Shqipërisë miq dhe partner në atë nivel që Shqipëria nuk i ka pasur kurrë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article