Rama: Shkolla “Gjergj Kastrioti” në Lezhë shumë shpejt do jetë gati me kushte dinjitoze për 700 nxënës e mësues

10 months ago 40
14:08 01/12/2023

Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Lezhës shumë shpejt do të jetë gati për rreth 700 nxënës e mësues.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se kjo shkollë po ndërtohet me standardet më të mira.

Më tej, kryeministri shton se po rindërtohen edhe 60 shkolla të reja dhe do të rehabilitohen në vijim në të gjithë vendin.

“Edhe një tjetër shkollë po ndërtohet me standardet më të mira në Lezhë. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Lezhës shumë shpejt do të jetë gati me kushte dinjitoze për rreth 700 nxënës e mësues. +60 shkolla të reja po rindërtohen dhe do të rehabilitohen në vijim në të gjithë vendin, falë financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bashkive dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article