Rama shpërndan pamjet nga Shkodra: Ja pra që vota ka rëndësi

10 months ago 37
19:49 01/12/2023

Vota ka rëndësi për kryeministrin Edi Rama. Dhe për të kundërshtuar ata që thonë ndryshe, këtë të premte vendosi të shpërndajë disa foto nga Shkodra.

“Dhe thonë pastaj disa ç’rëndësi ka vota. Ja pra që ka rëndësi, sa lezet ka Shkodra”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Kujtojmë se kryetar Bashkie i Shkodrës është Benet Beci, i cili kandidoi në zgjedhje nën siglën e Partisë Socialiste.

Në fakt, kjo është hera e parë që nga rrëzimi i komunizmit, që Shkodra drejtohet nga një kryetar bashkie i dalë nga PS-ja./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article