Rama: Shqipëria, kontribut konkret në dialogun Kosovë-Serbi! Shumë shpejt vizitë në Prishtinë

10 months ago 26
Reklamë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është në mbështetje të Kosovës sa i përket dialogut me Serbinë.

Rama shkruan në platformën X (të njohur më parë si Twitter) se këtë mbështetje do ua tregojë personalisht në një vizitë zyrtare që do të bëjë personalisht në Prishtinë.

“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së. Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë.

Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, shkruan Rama.

I couldn't be prouder of Albania's firm and concrete contribution to the ongoing difficult process of normalizing relations between Kosovo🇽🇰& 🇷🇸Serbia. However, the ASMM draft statute accepted by Kosovo and Serbia as a suitable working document is an 🇪🇺EU draft.

🇦🇱Albania will…

— Edi Rama (@ediramaal) November 2, 2023

Read Entire Article