Rama: Shqipëria, thellësisht e përkushtuar në Procesin e Berlinit

10 months ago 21
17:14 09/12/2023

Kryeministri Edi Rama ka shprehur edhe njëherë angazhimin e Shqipërisë në Procesin e Berlinit të iniciuar nga ish-Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka falenderuar Kancelarin gjerman Olaf Scholz për shtytjen që po i jep Procesit të Berlinit.

“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falenderoj sinqerisht Kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Rinovimi i Procesit të Berlinit është një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi, si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Partia Socialdemokrate në Gjermani zhvillon sot punimet e Kongresit të partisë.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article