Rama: Shumë shpejt nis ndërtimi i resortit të parë të skive në Korçë, investitorët nga Austria

4 days ago 28
Reklamë

Kryeminstri Edi Rama në episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” zbuloi dhe projektin për ndërtimin e një resorti për skitë në Korçë.

Rama zbuloi detaje dhe se kush janë investorët dhe arkitektët.

”Së shpejti me ndihmën e zotit, se nuk merret vesh çfarë ndodh të nesërmen në këtë jetë, por së shpejti do të nisim Resortin e parë të skive në zonën e Korçës.
Është një projekt fantastik nga një grup investitorësh shumë seriozë nga Austria.

Arkitektët janë austriakë, autorët e resorteve më të famshme të Austrisë e Zvicrës”, tha Rama.

Read Entire Article