Rama: Sulmi në Kosovë nga serbët, Serbia nuk u distancua nga grupi kriminal, por shpalli ditë zie! BE ta dënojë

11 months ago 12
Reklamë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka kërkuar sërish që BE të dënojë shpalljen e zisë nga Serbia për vrasësit e policit në Kosovë. Sipas kryeministrit Rama, sulmi në Kosovë nisi nga serbët dhe Serbia nuk u distancua nga grupi kriminal.

‘Kam dalë për të shprehur shqetësimin serioz si asnjëherë më parë në këto 10 vite për rrezikshmërinë e lartë të situatës në veriun e Kosovës. E dëgjuam me shumë vëmendje edhe prononcimin e djeshëm të zëdhënësit të Brukselit i cili tha se nuk mund të ketë një deklaratë tjetër pa pritur rezultatet e hetimit si ka rrjedhur ngjarja e Banjskës. Serbia duhet të kishte deklaruar hapjen e një hetimi serioz dhe të pavarur. U provokua nga grupi kriminal serb dhe jo nga policia e Kosovës. Serbia zgjodhi nderimin nga forcat speciale të Kosovës duke shpallur një ditë zie. Çfarë hetimi pret BE-ja. Nuk e dëgjova zëdhënësin e BE-së ta thotë diçka të tillë. Nuk besoj se BE do të pranonte rezultatet e një pale të sulmuar. Ata që e provokuan ngjarjen ishin serbë. Forcat e Kosovës shkuan që mos të përshkallëzohej situata. Duke e dimë nëse BE ka angazhuar ndonjë mekanizëm në këtë drejtim. Ajo që në kërkuam në komunikimin me miqtë në Bruksel nuk është rezultati i një hetimi që është i mirëseardhur, por hetimi i vrasjes së një polici nga një grup kriminal. Dënimi i aktit absurd të ndermit kombëtar të disa kriminelëve të veshur me uniforma ushtarake.’- tha Rama.

Read Entire Article