Rama takim me Pjerin Ndreun: Po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël, Rana e Hedhun destinacion i turizmit mesdhetar me pesë yje

1 year ago 23
Reklamë

Kryeministri Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim em kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreun. 

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama ka ndarë foto me ndreun ku shkruan se kanë diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje.

Rama shkruan se Ndreu ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik.

Postimi në Facebook:

“Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje. Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën.”– shkruan Rama.

Top Channel

Read Entire Article