Rama takim me Presidentin e Senatit në Romë, fokusi te mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve

1 year ago 11

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Romë. Ai ka takuar fillimisht presidentin e senatit të Italisë, Ignazio la Russa, ndërsa më vonë pritet të ketë një takim edhe me kryeministren Giorgia Melonin.

Rama u shpreh se në fokus të bisedimeve do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve

“Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.”, shkruan Rama në një postim në rrjetin social Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article