Rama takohet me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe: Diskutuam për investimet në Shqipëri dhe vizitën e Presidentit të EBA

1 year ago 44
Reklamë
12:20 19/09/2023

Kryeministri Edi Rama është takuar në Nju Jork me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan.

Kreu i qeverisë ka publikuar pamjet e takimit me ministrin, me të cilin thotë se diskutoi për investimet në Shqipëri, si dhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, që do të jetë e para e këtij niveli në Shqipëri.

“Me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, mikun e çmuar Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan, folëm për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kryeministri ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article