Rama takohet me ministrin e jashtëm të Italisë, kryeministri: Më në fund gati për firmosjen e Marrëveshjes për pensionistët shqiptarë

9 months ago 27

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të premte me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Në një postim të bërë në Facebook, Rama ka njoftuar se është drejt finalizimi i firmosjes së Marrëveshjes për pensioneve të shqiptarëve në Itali.

“Kryeministria – Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani .
Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article