Rama takohet me ministrin turk, Fidan: Mik i çmuar, një prej mendjeve më të mprehta në arenën ndërkombëtare

8 months ago 9
08:58 30/01/2024

Kryeministri Edi Rama është takuar në Kryeministri me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Rama ka postuar disa foto të shkëputura gjatë takimit me ministrin turk në “Facebook”, krahas së cilave e ka konsideruar zyrtarin e lartë të Turqisë një mik të çmuar, ndërsa takimin e ka cilësuar mbreslënës.

Kryeministri Rama thotë se ministri i Jashtëm i Turqisë është një prej mendjeve më të mprehta që ka pasur privilegjin të njohë në arenën ndërkombëtare.

“Kryeministria – Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan”, shkruan Rama.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, ministri Hakan ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me homologun e tij shqiptar, Igli Hasani, si dhe ka dhënë një deklaratë për mediat./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article