Rama: Tentuam të nxisnim Brukselin që të kishte një qëndrim jo vetëm me fjalë, por me masa kuptimplota ndaj Serbisë

1 year ago 31
11:49 12/10/2023

Duke folur për qëndrimin që Shqipëria ka mbajtur pas ngjarjeve të 24 Shtatorit në veri të Kosovës, Kryeministri Edi Rama tha se qëllimi ishte nxitja e Brukselit për një qëndrim jo vetëm më fjalë, por me masa kuptimplota ndaj Serbisë.


“Ne nuk bëmë një xhest konsumi të brendshëm elektoral siç janë prej kohësh tanimë dhe fatkeqësisht e them me keqardhje, një sërë xhestesh të qeverisë në Prishtinë, në raportet në dialogun e normalizimit, përfshirë edhe qeverisë sonë, përmes zërash të dytë dhe të tretë. Por, mbajtëm një qëndrim parimor dhe politik në funksion të nxitjes së Brukselit për të siguruar një përçapje serioze, për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve anëtare, jo thjeshtë lidhur me ngjarjen dhe me qëndrimin e papranueshëm të Beogradit ndaj ngjarjes, jo thjeshtë me fjalë, por edhe me masa kuptimplota në adresë të Serbisë, por edhe lidhur me çfarë vjen, çfarë mund të vijë dhe çfarë duhet të vijë nesër”.

Për kryeministrin “pozicioni i vetëdobësuar i Kosovës në sytë e BE dhe SHBA gjithashtu, si dhe vetë viktimizimi i Serbisë në ato sy, falë dhuratave politike të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës zyrtare në procesin e dialogut, e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jone, të cilën ne e kemi vazhduar në çdo instancë dhe rrethanë të mundshme”./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article