Rama vizitë në Universitetin e Edukimit në Distancë në Madrid

8 months ago 9
15:13 24/01/2024

Kreu i qeverisë: Kampusi i Gjirokastrës i bashkohet këtë vit sistemit europian

Kampusi i Gjirokastrës këtë vit do t’i bashkohet sistemit europian të Universitetit Kombëtar të Edukimit në Distancë duke u dhënë studentëve shqiptarë mundësinë e programeve dhe diplomave të UNED, pa lëvizur nga Shqipëria. Këtë e bëri te ditur kryeministri Rama gjatë një takimi me rektorin e UNED në Madrid.

 “Kjo është një nga përparësitë tona kryesore, të bëjmë të mundur që universitetet tona të dalin nga bota e referimit te vetja dhe të bëjnë marrëveshje të tilla  për t’iu dhënë mundësi studentëve tanë që të marrin arsim me cilësi sa më të lartë, pa iu dashur të largohen nga vendi. Njëkohësisht, është kaq mirë të parafytyrosh një të ardhme ku studentët europianë të vijnë të studiojnë në Shqipëri, falë këtyre universiteteve. Ky është një prej rezultateve kryesore që synojmë.”

Ndërsa Rektori i Universitetit Kombëtar të Edukimit në Distancë, Ricardo Mairal, tha se me këto hapa nxitet bashkëpunimi ndërkombëtar në arsim mes dy vendeve.

“Uroj që bashkëpunimi ynë të shërbejë si udhëzues për ekselencën në arsim dhe bashkëpunimin kulturor. Siç e përmenda z. Kryeministër, ne ndihemi vërtet të nderuar që ju kemi këtu e që nisim një projekt, një projekt kaq stimulues, që do të thotë shumë për të dyja vendet dhe, veçanërisht, për Universitetin e Madridit, të cilin kam privilegjin ta përfaqësoj sot këtu.”

Në fund të takimit, Kryeministri Rama vlerësoi mundësitë e reja të bashkëpunimit të ndërsjellë ku dyert e universiteteve do të jenë të hapura për studentët e vendeve respektive.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article