Rama: Von der Leyen në Tiranë me plan të ri për Ballkanin

1 year ago 36
23:32 15/10/2023

“Shpallet gjatë samitit, do të na ndihmojë me procesin drejt BE-së”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është e para nga liderët e Samitit të Berlinit që ka mbërritur në Tiranë një ditë përpara mbajtjes së tij. Ardhja e saj në Tiranë mbart me vetë një mesazh të qartë për rajonin e Ballkanit. Ai u zbulua në konferencën e përbashkët për shtyp nga kryeministri Edi Rama.

Ndonëse detajet janë rezervuar për samitin, Presidentja e Komisionit të Europës, Ursula von der Leyen zbuloi se plani i veprimit do të përqendrohet te rritja ekonomike e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Edhe pse nuk është pjesë e axhendës së samitit, hapësirë diskutimi mes liderëve europianë dhe të rajonit do të ketë edhe për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.

Presidentja Von Der Leyen nga ana e saj përsëriti qëndrimin e BE duke nënvizuar nevojën për dialog dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Pavarësisht rëndësisë, as konflikti Izrael-Hamas nuk do të jetë pikë kyçe e diskutimeve në samit. Por Von der Leyen njoftoi nga Shqipëria se të martën do të mblidhet Këshilli Europian për të dënuar sulmin terrorit të Hamasit.

Presidentja e Komisionit Europian në ditën e parë të vizitës në Tiranë u prit edhe nga presidenti Bajram Begaj ku në fokus të diskutimeve ishin situata në rajonin e Ballkanit dhe procesi i integrimit.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article