Rama zbardh takimin me ambasadorët e Ligës Arabe dhe Izraelit në Shqipëri

10 months ago 8
16:29 21/11/2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbardhur çfarë ka diskutuar në takimet që ka zhvilluar me ambasadorët e Ligës Arabe dhe të Izraelit në Shqipëri.  Përmes një postimi në “X”, kryeministri Rama shkuruan se Shqipëria është tejet e shqetësuar për konfliktin e zgjatur në Gaza.

“Në dy biseda të veçanta miqësore dhe të sinqerta me ambasadorët e Ligës Arabe dhe të Izraelit në Shqipëri, ndava mendimin dhe shqetësimet e mia lidhur me sa vijon:

Më 7 tetor, Shqipëria u radhit me vendosmëri krah Izraelit kundër Hamasit dhe vazhdojmë ta bëjmë. Izraeli ka të drejtën e padiskutueshme për t’u vetëmbrojtur dhe krimet e tmerrshme të Hamasit nuk mund të harrohen apo të relativizohen dhe nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar. Megjithatë, si një vend shumëfetar që e do paqen, Shqipëria është tejet e shqetësuar për konfliktin e zgjatur në Gaza. Jemi të trazuar nga shkatërrimi, viktimat ndër civilë dhe vuajtja.

Nuk kemi asnjë dyshim. Hamasi është një agjent kaosi, një ushtar në duart e lojtarëve të mbrapshtë me ambicie përtej Gazës. Ata kërkojnë të shkatërrojnë çdo shans për pajtim dhe paqe në rajon, duke minuar regjimet në Lindjen e Mesme. Ata kërkojnë t’u kundërvihen marrëdhënieve midis Europës dhe Lindjes së Mesme në pikën e moskthimit, duke tjerrë idenë e përplasjes së civilizimeve. Ata kërkojnë të diskreditojnë demokracinë dhe shumë më tepër se kaq. Kam frikë se zgjatja e vuajtjes së civilëve të popujve palestinezë dhe izraelitë vetëm sa i ushqen këto ambicie të mbrapshta.

Më 6 Nëntor, katër ditë përpara Forumit të Paqes në Paris, hodha idenë që një koalicion shumëkombësh i Ligës Arabe dhe Turqisë me mandat të Kombeve të Bashkuara mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar rindërtimin që është kaq i nevojshëm dhe kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi tek Autoriteti Palestinez.

Ne nuk duhet ta lejojmë të vazhdojë ideja aktuale sipas së cilës palestinezët në Gaza kanë vetëm dy zgjedhje: Hamasin ose Izraelin. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë e të krijojë një zgjedhje të tretë: një të ardhme për Gazën e lirë nga Hamasi dhe trupat izraelite”, shkruan kryeministri Rama.

Kryeministri e vijon më tej shkrimin duke thënë se ka frikë se e vetmja mënyrë për të bindur Izraelin të ndalë operacionet e tij dhe të tërhiqet nga Gaza është përmes ofrimit të garancive të forta se Hamasi është jashtë loje. Rama shton se për hir të paqes, Izraeli dhe vendet arabe fqinje duhet të punojnë së bashku e të ndajnë përgjegjësinë për paqen.

“Pas krimeve të tmerrshme që kreu më 7 Tetor, nuk mund të ketë asnjë të ardhme politike për Hamasin. Kam frikë se mënyra e vetme për të bindur Izraelin të ndalë operacionet e tij dhe të tërhiqet nga Gaza është përmes ofrimit të garancive të forta se Hamasi është jashtë loje. Për hir të paqes, Izraeli dhe vendet arabe fqinje duhet të punojnë së bashku e të ndajnë përgjegjësinë për paqen. Kam frikë se, në të kundërt, mundësitë janë minimale dhe një armëpushim i menjëhershëm në këmbim të lirimit pa kushte të pengjeve më duket se është një pikënisje e pashmangshme.

Edhe pse jemi aktualisht në Këshillin e Sigurimit, si një vend i vogël, Shqipëria është plotësisht e vetëdijshme për kufizimet e saj në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, të gjithë aktorët duhet të ndajnë barrën e ndërtimit të paqes së qëndrueshme, pavarësisht forcës, madhësisë apo rëndësisë së tyre. Ky angazhim është një domosdoshmëri për të gjithë ne dhe Shqipëria nuk do të hezitojë të bëjë pjesën e saj.”/tvklan.al

In two separate friendly and frank conversations with the ambassadors of the Arab League and of Israel in Albania, I shared my opinion and concerns as follows:

On October 7, Albania stood firmly behind Israel against Hamas. And we continue to do so. Israel has the undisputed… pic.twitter.com/EWC5n30Mei

— Edi Rama (@ediramaal) November 21, 2023
Read Entire Article