Rama zbulon datën për mbajtjen e Kongresit të PS-së! Kritika të tijëve për sms-të anonime mbi kryebashkiakun e Vlorës

10 months ago 15

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar të tijtë për mesazhet anonime që i nisin mbi vendimet që merr kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Vlorë, Edi Rama iu bëri thirrje mbështetësve që të mos e pyesin më pse Dredha merr në punë mbështetës të PD-së, pasi në administratë nuk duhet të ketë ndasi të tilla. Sipas Ramës, nëse ata persona janë të aftë në punën dhe kontributin e tyre, atëherë nuk duhet të largohen nga puna për shkak të bindjeve të tyre politike.

“’Më vjen dhe për të qeshur dhe për të qarë, që marr ca mesazhe anonime. E kishit harruar këtë stil për ca kohë, nuk e di pse filluat prapë. Kam vënë re që arsyeja e mesazheve anonime është pse Ermali është i hapur për të marrë në ekipin e tij demokratë. Unë nuk I di kush janë dhe si janë por di një gjë. Ermali ka të drejtë dhe kush I bën këto mesazhe e ka gabim. Në parim flas.

Ermali dhe çdo kryetari bashkie ti kërkojmë llogari për punën se kë marrim në punë është e drejta dhe detyra e tyre.

E dyta: Kush është socialist dhe beson ato që themi se ne jemi të hapur për të gjithë, jo që nuk duhet të mërzitet pse demokratët merren në punë kur janë të zotë, patjetër. Kanë votuar për atë, po për atë do votonin se ishin demokratë. Fakti që nuk votojnë më për atë është merita jonë.  Është shumë e vjetër e pakuptimtë të merremi me këtë pjesë”- tha Rama.

Ndër të tjera, kryesocialisti njoftoi dhe 8 dhjetorin si datë për mbledhjen e kongresit të Partisë Socialiste.

Top Channel

Read Entire Article