Ramadani: Serbia kërkon ta destabilizojë Kosovën nga brenda

10 months ago 26
22:00 26/11/2023

Ish-kreu i AKI mbështet deklaratat e Ramës për kufirin e Kosovës

Kosova nuk rrezikon që të sulmohet ushtarakisht nga Serbia, pavarësisht tensioneve që ekzistojnë në veri të vendit prej rreth 7 muajsh.

Ky është vlerësimi që i bën situatës ish-kryeinspektori Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, i cili thotë se qëllimi i Serbisë është të krijojë grupe të armatosura dhe të struktura paramilitare, që të krijojnë trazira në Kosovë.

Burim Ramadani: Është jashtëzakonisht e qartë se Serbia e ka kryer aktin e parë që ka qenë me 24 shtator normalisht se nuk i ka dalur ashtu siç ka planifikuar operacionin. Situata e tashme është që Serbia nuk ka hequr dorë nga kjo formë e veprimit dhe e tentimit për të destabilizuar Kosovën nga brenda. Unë nuk jam prej atyre që mendoj që ka rrezik të lartë të sulmit klasik ushtarak të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili theksoi se kufiri ndërmjet Kosovës e Serbisë është jashtë kontrollit Ramadani tha se kjo është e lehtësisht e evidentueshme.

“Një gjë është e qartë grupi paramilitare prej rreth 90 paramilitarëve ka hyrë në Kosovë me kolon automjetesh duke përfshirë edhe autoblinda dhe kjo është një prej shenjave të qarta dhe shembujve të pastër se si mund të futen grupe të tilla të cilat kanë synime territorial dhe të nxitjes se konflikti brenda Kosovës”.

Sa i përket deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jon Stoltenberg, për shtim të përhershëm të trupave të KFOR në Kosovë ai tha se qëndrimi i tij është një shenjë treguese për seriozitetin e situatës në Kosovë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article