Ramadani thotë se e merituan fitoren përballë Prishtinës

7 months ago 5

Drita ka fituar derbin ndaj Prishtinës me rezultat minimal 1-0.

Ishte goli i Blerim Krasniqit në minutën e 61-të që vendosi derbin e madh kosovar pas një asistimi nga Raddy Ovouka.

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka thënë pas ndeshjes se e merituan fitoren dhe dominuan në posedim e ishin më agresiv.

“Duke e parë se si shkoi ndeshja, edhe e deshëm më shumë fitoren edhe punuam më shumë, duke mos i lejuar asnjë rast Prishtinës. Dominuam në posedim, kishim agresivitet”.

“Kisha frikë te përgatitja fizike e lojtarëve pas ndeshjes me Dukagjinin, por lojtarët aktivizuan energjinë emergjente. Nuk kemi kohë as të festojmë sepse duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Nëse bazohemi te thëniet e trajnerëve të mëdhenj se mbrojtja ta sjellë titullin, ata po japin kontribut”.

“Por, ndihmë po jep edhe sulmi edhe mesfusha. Të gjithë janë në formë dhe po japin maksimumin. Ata me përvojë po i ndihmojnë të rinjtë”, ka thënë Ramadani për “ArtMotion”. /Telegrafi/

Read Entire Article