Ramos i jep fitoren Barçës

11 months ago 31
Reklamë
19:59 30/09/2023

Katalanasit mundin Sevillan minimalisht falë autogolit të ish-mbrojtesit të Real Madrid

Një autogol i ish-mbrojtësit të Real Madridit Serxho Ramos i dha fitoren Barcelonës në përballjen kundër Sevijas në sfidën e javës së tetë të La Liga-s. Spanjolli devijoi topin e gjuajtur nga Lamine Yamal në portën e tij në minutën e 76. Në pjesën e parË, Zhoao Feliks goditi traversën, por prapavija andaluziane arriti që t’i bënte ballë presionit të katalansve.

Por pas rrjetës së pësuar, Sevija e pati të pamundur që të rikthente barazpeshën në fushë. Me tri pikët e marra, Barça shkon në kuotën e 20 pikëve në renditje, Pas takimit, trajneri Çavi Hernandez analizoi paraqitjen e blaugranave.

“Unë mendoj se ne sulmuam mirë dhe luajtëm futboll të bukur. Ne meritonim që të shënonim më shumë gola dhe po largohemi nga stadiumi me një ndjesi mjaft të mirë.”

Barça nuk do të ketë të disponueshëm për një muaj Rafinjën, pasi futbollisti pësoi një dëmtim në muskulin e kofshës së djathtë.

Ndërsa Serxho Ramos reagoi në Tuiter pas taikimit. Ai shkroi se kjo ndeshje dhemb për rezultatin dhe rrethanat, por e forcon imazhin dhe sjelljen e ekipit. Tani Sevija do të punojë të rritet dhe për takimin e radhës në Ligën e Kampioneve.

Klan News  


Të ngjashme

Read Entire Article