Rastësi apo e qëllimtë/ Profesori: I njejti shtet që krijoi veriun e Kosovës në vitin 2000, po mbron sot urën e Ibrit

1 month ago 5
Reklamë

Ura e Ibrit po vazhdon të jetë krye-tema këto ditë në Kosovë.

Por, për hapjen e kësaj ure po ka mospajtueshmëri të madhe mes vendorëve dhe ndërkombëtarëve.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ura do të hapet dhe nuk ka arsye që të jetë e mbyllur. Kurse, vendet e QUINT-it në Kosovë dhe BE janë deklaruar se një vendim i tillë është i njëanshëm, duke thënë se ura duhet të diskutohet në Bruksel.

Madje, BE ka deklaruar se Kosovën mund ta ndëshkoi për këto veprim të njëanshme.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku e ka bërë të qartë qëndrimin sa i përket mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në Kosovë nga autoritetet, por edhe synimit të Qeverisë së Kosovës që të hapë për trafikun urën mbi lumin Ibër.

“Në vend të hapave që do të çonin në uljen e tensioneve, janë ndërmarrë shumë e më shumë hapa dhe vendime të njëanshme që çojnë drejt përshkallëzimit. Atëbotë thamë që masat janë progresive, ato mund të ashpërsohen apo lehtësohen varësisht nga zhvillimi i situatës. Kjo pjesë prek pjesën e parë të pyetjes, se çfarë do të bëjmë [pas vendimeve të fundit të autoriteteve në Kosovë]. Pra, kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të ashpërsohen nëse për një gjë të tillë pajtohen të gjithë akterët e BE-së”, tha Stano.

Profesori Muhamet Kelmendi, ka thënë se fajtor për këtë situatë është shteti francez, duke thënë se edhe tani, ajo urë po mbrohet nga Franca.

“Veriu i Kosovës është krijuar në vitin 2000 nga Franca, kur u dëbuan shqiptarët, si dhe në urën e Ibrit u vendos KFOR-i francez dhe forcat serbe me emër: "Rojet e Urës".

Edhe tash po mbrohet nga Franca!”, ka thënë ai.

comment

Read Entire Article