Rasti tragjik i Faton Hajrizit/ Vjen paralajmërimi jo i mirë për Serbinë – ja pse do ta pësojë këtë ‘goditje’!

1 month ago 7
Reklamë

Janë bërë më shumë se tri javë nga dita kur autoritetet serbe deklaruan se Faton Hajrizi është vrarë, trupi i tij është kthyer në Kosovë.

Menjëherë, institucionet kanë nisur të kryejnë procedurat mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij. Analiza e fundit me strishon e gojës së nënës së tij e kryer në Serbi sipas Avokatit Arianit Koci, kanë vërtuar se i vrari është Faton Hajrizi.

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, nëna dhe vëllai i Faton Hajrizit, kanë dalë në pikëkalimin kufitar në Merdare për të pritur kthimin e trupit në prani edhe të prokurorit të shtetit.

Procedurat për kthimin e trupit janë zvarritur nga autoritetet serbe. Koci kishte shkuar në Serbi më 25 korrik, mirëpo nuk ishte lejuar as ta shihte trupin. Autoritetet serbe kishin kërkuar që të paraqitej atje edhe nëna e Fatonit, për të marrë përshtymën e saj për të identifikuar trupin. Ajo nuk kishte shkuar fizikisht, por strishoja ishte dërguar pesë ditë më pas.

Koci kishte deklaruar para gazetarëve se çkado që ka pranuar nga autoritetet serbe lidhur me këtë rast, i ka dorëzuar në prokurori dhe polici.

“Trupi i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore, prokurorëve dhe policisë. Ata vazhdojnë tash me procedura të mëtutjeshme. Tash është në kompetencë të prokurorit. Ai besoj që deri të hënën, të martën i kryen të gjitha procedurat. Të gjitha çka i kom marrë, ia kam dorëzuar prokurorisë, policië”, deklaroi Koci.

Gjithashtu vlen të theksohet që Drejtori i Departamentit të Laboratorëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaçi, ka konfirmuar se familjarët e Faton Hajrizit e kanë identifikuar trupin e tij.

Mirëpo a mund ta shfrytëzoj Serbia këtë rast kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, kur dihet se ishte paralajmëruar arrestimi i Faton Hajrizit brenda orësh?

Elezaj: Rasti tragjik i Faton Hajrizit nuk do ta merr epilogun e merituar ligjor

Image

Rexhep Elezaj

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Rexhep Elezaj.

Ai thotë se rasti i Fatonit është i dhimbshëm dhe shumë enigmatikë.

Analisti tregon në kronologji situatën si ka rrjedhur duke filluar nga trajtimi i rastit në fillim të Fatonit e deri tek arratisja e tij e duke përfunduar i vrarë.

“Rasti tragjik i Faton Hajrizit është i pari i kësaj përmase kaq të dhimbshme dhe kaq enigmatike, si për nga ana humane dhe vuajtjet e tij në burg, ashtu dhe për nga aspekti edukues-juridik, kur është fjala për gjendjen e të burgosurve tanë nëpër burgjet e Kosovës, ku siç morëm vesh, fati i një qytetari të mitur të Kosovës i cili do t’i kalon 22 vite i mbyllur nëpër disa burgje të Kosovës, jeta e të cilit do të marrë fund në mënyrën më tragjike të mundshme që i ka ndodhur ndonjëherë një të burgosuri shqiptar të Kosovës.

Jam i bindur, se e gjithë drama e jetës së këtij të burgosuri shqiptar nga Drenica, të cilën ai e ka përjetuar për një kohë aq të gjatë, ku sipas asaj që ka thënë në rrjetet sociale pas arratisjes së tij nga burgu gjysmë i hapur i Smrekonicës, se është keqtrajtuar në mënyra të ndryshme, duke mos i kushtuar kujdes të mjaftuar as ri-socializimit të tij, meqë ai disa herë kishte arritur të ikë nga burgjet e Kosovës, e, as të edukohet për t’u liruar një ditë nga burgu dhe për t’iu kthyer jetës normale, duke përfunduar i vrarë dhe i masakruar nga policia kriminale serbe në Lloznicë të Serbisë, etj., i gjithë ky dështim e shtron patjetër edhe përgjegjësinë hierarkike në zinxhirin komandues brenda burgjeve të Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, analisti shton që as rasti tragjik i Faton Hajrizit nuk do ta merr epilogun e merituar ligjor dhe se me kthimin dje të kufomës së Hajrizit në Kosovë, do merr fund debati mjaft kontrovers në mediat e Kosovës, por edhe propaganda e ndytë serbe.

“Meqenëse edhe ky rast tragjik, si shumë raste tjera të ngjashme do të përfundojë pa dhënë përgjegjësi politike dhe morale askush nga zyrtarët qeveritarë dhe as nga ata të burgjeve, sepse në Kosovën e pasluftës nuk është dënuar asnjë zyrtarë i korruptuar, asnjë keqpërdorues i buxhetit të Kosovës, asnjë hajn dhe plaçkitës i pasurive nacionale të Kosovës, etj., analog me këtë logjikë, më rezulton, se as rasti tragjik i Faton Hajrizit nuk do ta merr epilogun e merituar ligjor, që përgjegjësit për jetën e tij në burg, së paku të japin dorëheqje, si pranim i dështimit në zbatimin e ligjit dhe sendërtimin e rendit demokratik-kushtetues, që askush në Kosovë të mos amnistohet nga përgjegjësia politike dhe kushtetuese, pa marrë parasysh pozitën që dikush e mbanë në pushtet dhe shoqëri.

Mendoj, se me kthimin e kufomës së F. Hajrizit në Kosovë, do merr fund debati mjaft kontrovers në mediat e Kosovës, por edhe propaganda e ndytë serbe, se gjoja ikja e tij në Serbi paska qenë një “akt terrorist” i porositur nga Kosova për ta destabilizuar Serbinë, siç deklaronte ato ditë ministri serb për punë të brendshme, çetniku Ivica Daçiq, veçse si një rast mjaft enigmatik, shtrohet edhe pyetja, se kush e ka këshilluar F. Hajrizin që të hynte në territorin e Serbisë, si rrugë për të dalë tek vëllai i tij në Gjermani”, shpjegon analisti.

Ndër të tjera, Elezaj nënvizon që vrasja e Hajrizit do të harrohet shumë shpejtë.

“Po ashtu mendoj, se pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të tij, meqë rast do t’i jepet një lamtumirë e dhimbshme nga familja si dhe shumë qytetarë të Kosovës, rasti i ikjes së tij nga burgu dhe kalimit të tij në Serbi, ku do të përfundojë tragjikisht me vrasjen e tij nga policia kriminale e Serbisë, ishte një rast shumë i dhimbshëm për familjen dhe gjithë shqiptarët, i cili pas pak muajve, pra F. H. do të harrohet shumë shpejtë, përveç nga familja e tij, po sikur të mos kishte qenë qytetar i Kosovës.

Me këtë rast dua t’i shprehi ngushëllimet më të thella familjes Hajrizi, si dhe gjithë shqiptarëve për humbjen kaq tragjike të një të riu shqiptar, vrasja e të cilit është një humbje e madhe për familjen si dhe për Kosovën”, foli Elezaj për “Bota sot”.

Burjani: Gjasat për të bërë politik nga të dy anët është mbyllur

Image

Blerim Burjani

Ndërsa, juristi Blerim Burjani në një bashkëbisedim për “Bota sot” ka thënë që nuk ka argumente bindëse Serbia që ta shfrytëzojë rastin e Hajrizit për qëllime politike.

“Nuk e besoj se Serbia ka argumente bindëse ta shfrytëzoj rastin Hajrizi për qëllime politike, ka shumë argumente të Kosovës dhe ndërkombëtare për profilin e tij të një burgosuri të shumëfishtë dhe me vepra penale”, tha ai.

Në fund, juristi përfundon që kjo temë do të politizohet apo shfrytëzohet për të bërë filma të zhanrëve tjera apo për të marr me triologji.

“Pra gjasat për të bërë politik nga të dy anët është mbyllur, nuk besoj se kjo temë do të politizohet apo shfrytëzohet për të bërë filma të zhanrëve tjera apo për të marr me triologji.

Rasti për mendimin tim është mbyllur për politikën, por për familjen Hajrizi, jo të cilët kanë dhimbje familjare”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

Read Entire Article