Raundi i play-off i Conferenca League

1 year ago 25
Reklamë
23:48 07/08/2023

Partizani ‘gjen’ humbësin e Astana-Lugodorets, rival ‘big’ për Strugën e Ballkanin

Rruga drejt grupeve të Conference League duket më e lehtë në letër për Partizanin. Kampionët e vendit do të ndeshen në raundin play-off me humbësin e duelit Astana-Ludogorets. Fillimisht, të kuqtë duhet të eliminojnë Valmiera në një përballje të dyfishtë, teksa më pas do të sfidojnë të eliminuarin mes skuadrës kazake dhe asaj bullgare. Astana është në kulmin e sezonit, pasi ka luajtur 20 javë të kampionatit, ku gjendet në vendin e dytë.

Ndërkaq, Ludogorets është një skuadër e njohur në Ballkan, teksa eliminoi kampionët e Kosovës, Ballkanin në turin e parë kualifikues të Champions League. Short deri diku i lehtë edhe për Strugën. Kampionët e Maqedonisë së Veriut duhet të bëjnë llogaritë fillimisht me Sëift Hesper dhe më pas do të sfidojnë humbësin e përballjes mes Zrinsjki dhe Breidablik. Ndërkaq, Ballkani ka qenë i pafat në këtë short, pasi nëse eliminon Lincoln sfidon në play-off humbësin në duelin mes Sherif Tiraspol dhe Bate Borisov. Bjellorusët janë një emër i njohur për ekipet shqiptare, pasi në turin e parë eliminuan Partizanin nga aventura në Champions League.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article