Reagimet e mediave në Spanjë, Itali dhe Kroaci “në një mendje”: Jemi në grupin e vdekjes

10 months ago 21
12:42 03/12/2023

Në Itali Spanjë dhe Kroaci janë të të njëtjit mendim. Grupi B është ai i vdekjes! Mediat vendase e kanë komentuar grupin ku bëjnë pjesë kuqezinjtë, Kroacia, Italia dhe Spanja si mjaft të komplikuar, ku kombëtaret do të duhet të djersisin shumë që të sigurojnë kualifikimin.

Italiania “Sportmediaset” e quan short të pafat për “të kaltrit”. Ndërkohë “Gazzettadellosport” e konsideron të komplikuar grupin për ekipin e Spaletit.

Në gazetën tjetër italiane “Corrieredellosport”, vihet në dukje shikimi i trajnerit Luçiano Spaleti, pasi goglat e kanë vënë kundër kuqezinjve, Spanjës e Kroacisë.

Ndërsa për “Tuttosport”, ky është një grup ferri.  Të të njëtit mendim janë edhe spanjollet e “Marca-s”. e po ashtu të gazetës tjetër të madhe sportive vendase “AS”.

Edhe në Kroaci vihet në dukej shorti i vështirë për kombëtaren ballkanase dhe fati i keq që ra në grupin e vdekjes.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article