Reagon edhe menaxheri i Bardhit: Është turp me e përmend emrin tim kur është në pyetje shëndeti, njerëz të sëmurë

7 months ago 13

Bardhyl Idrizi – Bardhi ka lënë përfundimisht të shtunën shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Atij iu desh ta ndërprenë këtë garë për shkak se iu kumtua lajmi që nëna e tij ishte e sëmurë.

Megjithatë, menjëherë pati aludime për këtë largim të papritur dhe një dyshim e hodhi edhe Sara Gjordeni.

Ajo në një formë e fajësoi menaxherin e tij, Jetmir Agajn, për këtë vendim të Bardhit – pasi edhe në intervistën e fundit në ‘Fan Club’ e përmendi disa herë.

Modelja la të kuptohej që nuk ka pasur kontakte edhe aq shumë me Jetmirin dhe se është kundër lidhjes së tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Sido që të jetë, Jetmiri pas reagimit të Bardhit, bëri një postim në InstaStory.

“Është marrë me e përmend emrin tim kur është në pyetje shëndeti i nënës së vetë”, ka thënë ai.

Foto: Screenshot/Instagram

“Njerëz të sëmurë psikik toksik, të kallt për famë e për vëmendje e lajme”, thekson ai mes tjerash. /Telegrafi/

Read Entire Article