Real fiton me vështirësi, Girona në krye

7 months ago 7
Reklamë
20:15 22/01/2024

“Los Blancos” mposhtin Almerian 2-3 dhe ndjekin Girona në renditje, Barça fiton me poker

Përballja e Real Madridit kundër Almerias në “Bernabeu” nuk ishte aspak e lehtë. “Los Blancos” u shokuan pas vetëm 38 sekondash, duke e gjetur veten në disavantazh, pasi Ramazani realizoi për miqtë. Gonzalez shënoi rrjetën e dytë për Almerian në minutën e 43-të. Në 45 minutat e dyta, “Galaktikët” e shtuan vrullin.

Jude Bellingham ngushtoi rezultatin në të 57-ën me penallti. Barazimin vendasve ua dha Vinicius. Bellingham tepër aktiv në këtë ndeshje, i dha Carvajal asistin për golin e fitores. Në përfundim të sfidës, trajneri Kalro Ançeloti tha se nuk ishte i kënaqur me performancën në 45 minutat e para.

“Gabova me zgjedhjet në pjesën e parë! Në pjesën e dytë bëmë një tjetër lojë! Unë e kuptoj ankesën e Almerias, por ato ishin vendime të rishikuara nga VAR. Mendoj se ishin tre vendime mjaft të qarta. Pashë veprimet, arbitri ka të drejtë, VAR-i e thërret dhe mendoj se ai mori vendimet e duhura”, tha Ançeloti.

Reali ka 51 pikë pas 21 takimeve, 1 më pak se sa Girona. Katalanasit shkatërruan Sevijan në shtëpi me rezultatin 5-1. Nisja ishte e keqe për vendasit që e gjetën veten në disavantazh, pasi u ndëshkuan nga Bernal. Por më pas, Dovbik realizoi tripletë brenda 6 minutave.

Për Gironën shënuan edhe Tsyhankov dhe Stuani. Edhe Barcelona fitoi në sfidën e javës së 21 kundër Betisit me rezultatin 4-2. Për blaugranat u dallua Ferran Torres, që realizoi trigolësh. Skuadra e Çavit mban vendin e tretë në kuotën e 44 pikëve.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article