Real Madrid bind Kylian Mbappe

7 months ago 9
Reklamë
20:46 22/01/2024

Ambiciet e Klubit dhe fanella me numrin 10 joshin francezin

Saga e transferimit të Kylian Mbappe te Real Madrid është rikthyer në titujt kryesorë të mediave. Çdo ditë e më shumë, francezi afrohet me skadimin e kontratës që e mban në Paris dhe duket se 25-vjeçari është i destinuar të largohet.

Sipas asaj që raportohet në mediat franceze dhe ato spanjolle, kalimi në Madrid është thuajse i mbyllur dhe mbetet për tu përcaktuar vetëm koha.

Duke iu referuar këtyre mediave, negociatat mes Real Madridit dhe përfaqësuesve të Kylian Mbappe kanë çuar në një marrëveshje në parim që sulmuesi të kalojë në “Santiago Bernabéu” nga sezoni 2024/25.

Fundi i sezonit aktual, ku edhe i skadon kontrata në Paris shihet si opsioni më i mundshëm për Realin, pasi do të shmangte edhe detyrimet financiare për kartonin e tij.

Përveç kushteve ekonomike, Real Madrid i ka ofruar fanellën simbol me numrin 10, që në shtatë sezone është veshur nga ish-fituesi i Topit të Artë, Luka Modriç. 38-vjeçari është gjithashtu në vitin e fundit të kontratës së tij dhe pritet të largohet nga Spanja në fund të sezonit.


Të ngjashme

Read Entire Article