Real Madrid interesohet për sulmuesin meksikan të Feyenoordit

11 months ago 21
Reklamë

Tashmë është pothuajse e sigurtë se Real Madridi do të nënshkruajë me një sulmues veren e ardhshme. Joselu Mato është sulmuesi i vetëm në ekipin e parë momentalisht dhe ai është bërë pjesë e Los Blancos vetëm si huazim njëvjeçar nga Espanyol.

Në rast se Joselu rikthehet tek Espanyol, Real Madridi me shumë gjasë do të nënshkruajë me dy sulmues. Njëri nga ta pritet të jetë një emër i madh, me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland në mesin e këtyre lojtarëve dhe i dyti mund të jetë një talent i ri.

Emri që po lakohet së fundmi është ai i meksikanit Santiago Gimenez i cili mban veshur fanellën e Feyenoordit.

🇲🇽 Santiago Giménez (22) can’t stop for @Feyenoord.

10 goals in 7 games to start the Eredivisie season.🔥

A goal involvement every 45 minutes. PLUS…

33 goals in 35 total Feyenoord starts.

Your reminder that he cost only €6M from Cruz Azul. 🤯 pic.twitter.com/PoM0pIGMFp

— Football Wonderkids (@fbwonderkids) September 30, 2023

Gimenez ka impresionuar me paraqitjet e tij për kampionin holandez gjatë 12 muajve të fundit dhe pritet që gjatë afatit kalimtar veror të jetë objektiv i shumë klubeve të mëdha anembanë Evropës.

Siç raporton mediumi spanjoll “Fichajes”, Real Madridi është njëra ndër klubet e interesuara për Gimenez dhe nëse dëshirojnë që të sigurojnë nënshkrimin me të, duhet të paguajnë çmimin prej 50 milionë eurove që i është vënë nga Feyenoord.

Gimenez mund të jetë një opsion interesant për ekipin e Real Madridit, por mbetet të shihet nëse negociatat do të hyjnë në faza më të avancuara.

Në rast se një emër i madh mbërrin në “Santiago Bernabeu”, Los Blancos tashmë veçse mund të llogarisin në shërbimet e Endrick të cilin e kanë transferuar më herët./Telegrafi/

Read Entire Article