Real Madrid mendon për Icardi, “Los Blancos” në kërkim të një bomberi

10 months ago 8
20:27 20/12/2023

Mauro Ikardi mund të ndryshojë skuadër në merkaton e dimrit. Sulmuesi argjentinas, që po shkëlqen te Gallatasaraji pëlqehet nga Real Madridi. “Galaktikët” janë gati që të bëjnë një ofertë të re, ndërsa tentuan për shërbimet e lojtarit edhe në 2019.

Lotjari 30 vjeçar është kthyer në një nga futbollistët kyç te skuadra turke. Ai shënoi 22 gola në 24 ndeshje në sezonin e shkuar në Superligën Turke. Pasi gjigandët turk e blenë përfundimisht kartonin e tij nga PSG në verë, Ikardi ua shpërbleu me 12 rrjeta në 15 sfida.

Sipas “Radio Marca”, Los Blancos janë gati të investojnë për 30-vjeçarin. Joselu, i huazuar te “galaktikët” ka realizuar vetëm 5 gola në La Liga, duke qenë larg performancës së Karim Benzemasë, që e zëvendësoi.

Trajneri Karlo Ançeloti është në kërkim të një bomberi, ndërsa lufta për titullin kampion është mjaft e fortë pas 17 javësh në La Liga.

Por “Los Blancos” do të duhet që të bindin si argjentinasin ashtu edhe klubin turk për të nisur një ekperiencë të re në “Bernanbeu”.

Klan News



Të ngjashme

Read Entire Article