Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

3 months ago 13
Reklamë

Mesfushori anglez i Real Madridit, Jude Bellingham do të duhet të operohet me patjetër pas Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.  

20-vjeçari Bellingham shkëlqeu në sezonin e tij të parë për Realin dhe tregoi menjëherë pse klubi i pagoi 103 milionë euro verën e kaluar dhe pse ai do të kushtojë 30 milionë euro të tjera me bonuse. Kështu, bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit.

Mesfushori me tipare sulmuese shënoi 23 gola dhe shënoi 13 asistime në 42 ndeshje, duke e çuar Real Madridin drejt titullit të La Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

Ai adhurohet nga shokët e skuadrës, tifozët dhe gazetarët dhe është krahasuar me legjendën Zinedine Zidane gjatë gjithë sezonit.

Por, tani janë shfaqur informacione që prishin ‘përrallën’. Shpatulla e majtë e Bellingham ka disa kohë që ka shumë dhimbje.

Normalisht, ai do të kishte shkuar për operacion menjëherë pas përfundimit të sezonit, por tani kjo nuk bëhet fjalë sepse dëshiron të luajë në Euro 2024.

Sipas mediumit Radio Cadena SER, Bellingham mund të shkojë në operacion pas Kampionatit Evropian nëse gjendja e tij nuk përmirësohet.

Ky do të përfaqësonte një handikap të madh për Realin, sepse golashënuesi më i mirë i klubit dhe lojtari më i mirë i La Ligës do të humbiste përgatitjet dhe fillimin e sezonit të ri në atë rast. /Telegrafi/

Read Entire Article