Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Gironas për një çmim mjaft të ulët

10 months ago 18

Real Madridi pa dyshim e ka shijuar fitoren e Gironas ndaj Barcelonës mbrëmjen e së dielës, një rezultat që bën që diferenca e tyre me blaugranasit të shkojë deri në pesë pikë.

Mbrojtësi i majtë i Gironas, Miguel Gutierrez, ishte njëri nga lojtarët më të dalluar në atë ndeshje ku shënoi një gol dhe bëri disa vrapime fantastike.

Gutierrez u transferua tek Girona gjatë verës për shumën e 4 milionë eurove dhe që nga atëherë ka qenë një startues i rregullt tek ekipi katalan.

Mediumi spanjoll AS ka raportuar se Real Madridi, klub nga i cili Gutierrez ka marrë hapat e parë të futbollit, ka një opsion për ta rikthyer atë për vetëm 8 milionë euro.

E njëjta nuk vlen edhe për klubet tjera, pasi që për to klauzola e lirimit është rreth 40 milionë euro dhe në rast se ndonjë klub shpreh dëshirën për ta transferuar atë, “Los Blancos” do të jetë ekipi i parë që do të njoftohet.

Miguel Gutíerrez in 2022 before leaving Real Madrid: "I'm leaving, but my heart will forever be here. I shall try to help them in every possible way."

Fast forward to now, he scores a wonderful goal for Girona against Barçelona!pic.twitter.com/5tJDlQqeW4

— Tamoghna (@ReyesDeUniverso) December 10, 2023

Sidoqoftë, rikthimi i tij tek Real Madridi duket i vështirë pasi që drejtuesit e klubit momentalisht janë duke i dhënë prioritet nënshkrimit me Alphonso Daives gjatë verës, si dhe duhet marrë parasysh së në atë pozitë ata kanë dy lojtarë si Ferland Mendy dhe Fran Garcia.

22-vjeçari është paraqitur në 15 ndeshje për Gironan këtë sezon, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim./Telegrafi/

Read Entire Article