Real Madridi sërish me vështirësi dhe rikthim merr tri pikët e radhës në La Liga

8 months ago 19

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Las Palmas me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 22-të në La Liga.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste dhe momente interesante, nuk solli gola.

Në minutën e 5-të, gjyqtari Cesar Soto Grado i ka dhënë një karton të verdhë Rodrygos pas një goditje me shuplakë ndaj portierit vendas Alvaro Valles, gjë që u përfol shumë në media.

That should be minimum 5 Match ban for Rodrygo if this League is SERIOUS 🤷pic.twitter.com/ggpiSnCczg

— 𝐗𝐚𝐯𝐢 𝐄𝐫𝐚 (@harryfcb21) January 27, 2024

Sergi Cardona rrezikoi për Las Palmasin në dy raste, ndërsa mbretërit u kundërvunë me Vinicius Junior.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit e nisën fuqishëm dhe arritën të shënon të parët përmes Sandro Ramirez që përfitoi nga asistimi i Javier Munoz për të shënuar në portën e Andriy Lunin për 1-0.

1-0 pour Las Palmas, Rudiger s'est fait mangé par Sandro Ramirez sur le but 😂😂😂 pic.twitter.com/4SpxhgEJ16

— Elh_gora 🇸🇳🇵🇸🦁 (@Goraculer) January 27, 2024

Real Madridi arriti të shënojë me Dani Carvajal, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 65-të, mbretërit barazuan rezultatin me golin e Vinicius Junior që përfitoi nga asistimi i Eduardo Camavingas për 1-1.

Beautiful finish from Vinícius Júnior 🔥 https://t.co/hvSl0QkqGF

— Neymoleque | Fan 🇧🇷 (@Neymoleque) January 27, 2024

Real Madridi pasi barazoi shifrat u lëshua në sulm për të gjetur golin e epërsisë dhe atë e gjeti vetëm në minutën e 84-të.

Një harkim nga këndi i Toni Kroos gjeti kokën e Aurelien Tchouameni që shënoi për 2-1.

aurelien tchouameni goal against las palmas pic.twitter.com/EkEQMd11jZ

— wahab archive (@hakkinensmika) January 27, 2024

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Real Madridi mori tri pikët e radhës që e dërgojnë në pozitën e parë me 54 pikë, dy më shumë se Girona. /Telegrafi/

Read Entire Article