Rebecca Welch, arbitja e parë femër në Premier League!

10 months ago 44
23:14 14/12/2023

Rebeça Uelç do të bëhet arbitrja e parë femër që do të drejtojë një ndeshje të Premier Ligës. Ajo është caktuar që të gjykojë takimin e 23 dhjetorit Fulham-Burnley.

Gjithashtu Sam Allison do të bëhet zyrtari i parë me ngjyrë që do të ketë në ngarkim një sfidë të Premier Ligës në 15 vite. Allison do të arbitrojë takimin Sheffield United-Luton Town më 26 dhjetor.

Në muajin e kaluar, Uelç pati rolin e gjyqtares së katërt në sfidën Fulham-Manchester United në Premier League, femra e parë që e përmbushi këtë rol.

40-vjeçarja, e cila ka arbitruar rregullisht në kampionatin e femrave në vend, ka drejtuar më parë në Football League dhe FA Cup. Gjithashtu ajo gjykoi ndeshje në botërorin e femrave në verë.

Zyrtarët anglezë e kanë parësor diversitetin e arbitrave dhe Allison do të bëhet gjyqtari i parë me ngjyrë në Premier League që nga dalja në pension e Uriah Renni në 2009.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article