Reforma në Drejtësi/ Kryeparlamentarja Nikolla: Miti i të paprekshmëve po thyhet

10 months ago 18
10:37 27/11/2023

Në aktivitetin e mbajtur në Parlament në kuadër të “25 vite Kushtetutë”, kryeparlamentarja Lindita Nikolla vlerësoi Reformën në Drejtësisë për rezultatet që po jep që prej vitit 2016 kur u miratua unanimisht nga Kuvendi.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Nikolla theksoi se miti i të paprekshmëve është thyer dhe se para ligjit janë të gjithë të barabartë.

“Sistemi i drejtësisë kishte dhënë mjaftueshëm prova se nuk ishte i aftë të vetëreformohej, t’i përgjigjej dinamikave të reja të vendit. Reformimi i tij mund të bëhej vetëm nga jashtë sistemit me mbështetjen e pjesës më me integritet të tij. Kjo rezultoi e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë, zhvillimin, interesin publik dhe qytetarët nga një sistem drejtësie i padrejtë dhe i korruptuar. Këto rrethana nevojash çuan në rishkimin e Kushtetutës dhe ideimin e zbatimin e Reformës në Drejtësi. Në 22 Korrik 2016 Kuvendi miratoi unanimisht ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë Reformës në Drejtësi dhe gjatë kësaj dekade ka mbështetur e po mbështet fuqimisht realizimin e Reformës në Drejtësi.

Është e qartë që reforma nuk pretendon të drejtën hyjnore, por dhënien e drejtësisë të kushtëzuar vetëm nga qytetarët, Kushtetuta dhe interesi kombëtar e publik. Sot nuk ka asnjë dyshim se miti i të paprekshmëve po thyhet dhe kultura e paprekshmërisë po zëvendësohet nga parimi i madh dhe i thjeshtë askush përmbi ligjin, askush nën ligjin. Konsensusi i madh popullor, qytetar e publik për sistemin e ri të drejtësisë është një frymëzim për Kuvendin dhe një mbështetje e madhe për Kushtetutën”, tha ndër të tjera kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article