Reforma në drejtësi/ Rama: Detyra e PS, ta bëjë të pakthyeshme

10 months ago 17
18:56 24/11/2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur se nëse më parë detyra e Partisë Socialiste ka qenë mbështetja e reformës në drejtësi, tanimë është bërja e pakthyeshme e saj.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së, kryesocialisti Rama ka deklaruar se ka qenë dhe mbetet qeveria që ai drejton që i ka dhënë mbështetje institucioneve të reja në drejtësi.

Edi Rama: Kjo që po ndodh sot dhe që ka një domethënie shumë të madhe, është diçka që nuk ka ndodhur kurrë në 100 e kusur të shtetit shqiptar. SPAK, Gjykata Speciale, janë krijesat e para në historinë e shtetit shqiptar që e përfaqësojnë drejtësinë përmes trupave të pavarur nga pushteti ekzekutiv. PS e ka dashur këtë reformë qëkur ka qenë në fillimet e veta në opozitë dhe në vitin 2007, ne kemi bërë dokumentin e parë për këtë punë dhe e kemi përsëritur disa herë si ofertë. Aleatët për të dhënë mbështetje, kanë nevojë për partnerët. Ne jemi garantët e kësaj reforme dhe për këtë arsye ne nuk na lejohet që të hyjmë nëpër komente të veprimeve dhe vendimeve të institucioneve të reja të drejtësisë, krijesa të reja që kanë nevojë për frymëmarrje dhe mbështetje, aktorë që duan t’i pengojnë frymëmarrjen ka sa të duash. Në nuk mund t’i shtohemi.

Kjo të mos jetë një eveniment, por themeli i një muri që nuk lëviz më. Nëse kur u miratua reforma dhe më tutje, PS kishte rolin që ta mbështeste reformën, tani detyra më e vështirë që ka PS, ta bëjë të pakthyeshme. Kush mendon dhe del dhe thotë se kjo nuk kthehet dot se këtë e mbajnë amerikanët, italianët, evropianët dhe këtu e ka gabim ditën dhe natën. Këtë shtet dhe çdo proces e mbajnë shqiptarët dhe forcat që qeverisin qeverinë. Nëse shumica që qeveris nuk ka vullnet që ta çojë përpara një proces, e kthen mbrapsht dhe Shqipëria në të gjithë drejtimet është në një nivel tjetër. Ka një forcë që e mban aty dhe do e ngjisë më lart që është PS. Nuk ka tjetër fare, nuk ekziston, kemi qëlluar rob të mirë. Ka më mirë, por nuk i kemi parë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka deklaruar se duhet që të zgjerohet çatia e PS-së dhe për ta bërë këtë duhet t’i hapin një zonë të lirë dhe të madhe njerëzve në forumet që ato organizojnë.

Edi Rama: Na duhet që ne ta zgjerojmë çatinë e PS-së dhe zgjerimi i çatisë kërkon disa masa që duhet të jenë shumë të qartë dhe shumë të prera. Ne duhet t’i hapim një zonë të lirë dhe të madhe njerëzve të tjerë në forumet tona. Ne nuk mund të jemi të mbyllur më dot sepse kemi nevojë të bëjmë atë që të tjerët e bëjnë se i çon halli. Mbyllen, vetëmjaftohen, shëndoshen dhe pastaj hanë një dru dhe humbin. Ne nuk e kemi këtë luks të hamë dru. Ne duhet të bëjmë vetë gjërat që të tjerët i bëjnë nga halli dhe t’i bëjmë me bindje./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article