Reforma në Drejtësi/ “S’ka anglo-amerikan që mund ta bënte”, Rama: E ka bërë PS! Ndërkombëtarët e marrin si shembull për vendet e tjera

10 months ago 26

Reformën në drejtësi Edi Rama thotë se e ka bërë Partia Socialiste dhe jo aleatët strategjikë ndërkombëtar.

“Provë të kapjes me pahir nga hallatet të forcave politike nga aleatët strategjik. Asgjë më të pavërtetë se kjo nuk ka, le të hidhet përpjetë kush të dojë, por reformë në drejtësi pa PS  nuk ka anglo-amerikan apo europerëndimor që bënte dot në Shqipëri.

Nuk erdhën në Shqipëri në 2013, këtu ishin që kur Shqipëria u çlirua nga ferri i diktaturës… nëse reforma do të ishte produkt eksporti i detyrueshëm për vendet që duan të futen në BE, atëherë BE dhe SHBA do ta kishin eksportuar edhe në vende të tjera në Ballkan.

Ndërkohë që atyre vendeve u tregojnë Shqipërinë dhe u thonë merrni shembull sesi bëhet pastrimi i sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Ndaj ata që thonë të kundërtën e bëjnë nga pozitat e kundërshtarët e PS.

Nuk e solli koha këtë transformim, por PS, dhe PS e solli populli shqiptar në vitin 2013 dhe jo Amerika”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article